“Vijë e trashë e panegociueshme”, Vjosa Osmanit vendos vija të kuqe bashkëpunimit me Listën Serbe

- Advertisement -

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e KosovësVjosa Osmani, në emisionin “Politiko” ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ajo ka folur edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me Lista Serbe, duke e përjashtuar kategorikisht një gjë të tillë.

Sipas Osmanit, Lista Serbe mbetet vijë e kuqe e panegociueshme për shkak të veprimeve të saj dhe lidhjeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Pas asaj që ka ndodhur në vitin 2023 dhe pas shumë veprimeve që edhe sot dëshmojnë se ata janë dorë e zgjatur Vuçiqit, janë instrument për ta luftuar subjektivitetin e Kosovës, edhe njerëz të cilët kanë aktakuza, nuk po flas vetëm për shefin e tyre Radojçiçin por edhe për njerëzit që janë në listën e deputetëve, natyrisht që nuk shoh asnjë mënyrë për bashkëpunim me ta, e kanë vijë të kuqe të trashë dhe të pa negociueshme, kurse forcat e tjera politike në Kosovë duhet çdo ditë derisa flasin para qytetarëve ta kenë parasysh që pas 7 qeshorit ne do të duhet te ulemi në të njëjtën tavolinë dhe ta gjejmë një rrugë për ta tejkaluar krizën e cila po e dëmton Kosovën për brenda por edhe në aspektin ndërkombëtar”, tha ajo në Kanal10.

Ajo shtoi se pas 7 qershorit partitë politike duhet të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje që do ta nxirrte vendin nga kriza politike dhe do ta mbronte pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë.

Të ngjashme

Të fundit