17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Vihet nën kontroll zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, si paraqitet gjendja e të asfiksuarve

- Advertisement -

Pas kati katër orësh, është vënë nën kontroll zjarri në një qendër tregtare brenda një pallati 12-katësh në Lushnje.

Të gjithë banorët janë evakuar tashmë, ndërsa vatrat e zjarrit janë izoluar.

Nga 42 persona të prekur nga asfiksia për shkak të tymit, 3 janë fëmijë ndërsa 2 janë punonjës të forcave të policisë.

Për fat të mirë, të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e duhur në sptalin e Lushnjes por edhe atë të Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në një kondicioner brenda një biznesi në katin e 3-të të qendrës tregtare, pranë së cilës ndodhej edhe një lokal me veshje druri, duke ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se ishte ndërhyrja e forcave speciale RENEA që mundësoi evakuimin e banorëve të bllokuar në apartamentet mbi qendrën tregtare, kjo pasi forcat zjarrfikëse të Lushnjes kanë qenë të papërgatitura për ngjarjen.

Evakuimi i disa qytetarëve në minutat e para të zjarrit është bërë me auto-vinçin e një biznesi privat, pasi zjarrfikësja e Lushnjes nuk dispononte mjete me shkallë ose kovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit