Deklarata e Bernard Hulmes në spektakël për orientimin seksual ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Njëri prej VIP-ave që ka reaguar në rrjet është edhe ish-banori i BBV, Jul Deda, i cili pa përmendur emra ka ironizuar situatën.
I ftuar në Fan Club BBV4, ai tha se Bernardi u viktimizua me deklaratën që dha gjatë mbrëmjes.

“Kam qenë kundër lojës së viktimizimit, pse duhet të qante një person i tillë aty, a je krenar, shijoje”, u shpreh ai.
Konkurrenti tha se edhe pse është i martuar, ka pëlqim për meshkujt, e jo për femrat.
I njëjti ditë më parë zbuloi se ka dy vajza dhe se fëmijën e parë e ka të adoptuar.
Kujtojmë që Zebërvoki u eliminua spektaklin e së shtunës nga Big Brother VIP.