22.1 C
New York
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

Video lojërat e Netflix do të përdorin smartfonët si kontrollorë

- Advertisement -

Netflix mund të ketë filluar të testojë video lojëra për televizorët bazuar sipas informacioneve të zbuluara nga kodi i vetë aplikacionit raportoi zhvilluesit Steve Moser për Bloomberg.

Përveçse gjeti kod që sugjeron zhvillimin e video lojërave për televizorët, ai mësoi se këto lojëra do të mund të luhen duke përdorur telefonët si kontrollorë.

Gjiganti i streaming lançoi eksperiencën e re në Android, iPhone dhe iPad në 2021. Ju kërkon përdoruesve mobilë të shkarkojnë lojërat nga App Store dhe Google Play për shkak të rregullave të vendosur nga Apple dhe Google.

Por duke qenë se këto lojëra kanë për qëllim të rrisin angazhimin dhe numrin e përdoruesve, ato mund të lançohen vetëm përmes aplikacionit Netflix dhe kërkojnë një abonim aktiv për tu qasur në to.

Mbetet për tu parë sesi kompania e ka menduar implementimin e gaming në TV apo nëse do tu kërkojë përdoruesve të shkarkojnë lojërat përpara se ti luajnë ato.

Zëvendës presidenti për zhvillimin e video lojërave Mike Verdu tha se vitin e kaluar se kompania seriozisht po elaboronte ofrimin e cloud gaming.

Aktualisht përdoruesit duhet të luajnë ato tituj që janë të disponueshëm në mobile. Katalogu përmban afro 55 tituj ndërsa në 2023 pritet debutimi i 40 titujve të tjerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit