16.5 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Veteranët e KFV Drenica fitues të Kupës së Kosovës, presidenti Ademi i uron për suksesin

- Advertisement -

Veteranët e Drenicës janë kurorëzuar me Kupën e Kosovës. Në ndeshjen finale të zhvilluar sot në Kampin Nacional në Hajvali, KFV Drenica e mposhti KFV Ferizajn me rezultat 4:1.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi qysh në minutën e 7-të me golin e Zeqir Hasit. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0. Me të filluar pjesa e dytë, veteranët kuqezi shënuan edhe golin e dytë përmes Shpend Brahimit. Ferizaj arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 55-të përmes Fitim Sadriut. Megjithatë, kuqezinjtë e Skenderajt reaguan me dy gola të shpejtë përmes Shkëlzen Nebihut (67’) dhe Shpend Brahimit (68’) për ta vulosur fitoren dhe për ta siguruar kurorëzimin me trofe.

Në fund, trofeun për ekipin fitues e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai përgëzoi veteranët e Drenicës për suksesin e arritur, por edhe Ligën e Veteranëve për organizimin e mirëfilltë të garave në këtë kategori.

“Ky triumf është dëshmi e dashurisë së pashuar për futbollin dhe e shpirtit garues që nuk shuhet kurrë, pavarësisht viteve. Mirënjohje edhe për veteranët e KFV Ferizaj për paraqitjen në këtë finale si dhe për Ligën e Veteranëve për organizimin e mirëfilltë të garave të këtyre gjeneratave që kanë lënë gjurmë ndër dekada. Ju jeni shembull frymëzimi për gjeneratat e reja dhe vlerë e madhe për komunitetin tonë të futbollit”, ka thënë Ademi.

Të ngjashme

Të fundit