Gazetarja Dafina Demaku, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar qeverinë për ‘transparencë selektive’ në rastin e publikimit të shumës së paguar për mbrojtjen e ish-presidentit Thaçi.
Demaku ka akuzuar qeverinë e Kurtit se nuk ka pasur një transparencë kaq të detajuar në rastin e pagesës së rrymës në veri dhe vlerën milionëshe të tenderëve të negociuar.
Reagimi i plotë:
-Mbi 110 milionë euro që tri vjet për rrymën ne veri
-Mbi 70 milionë euro tenderë te negociuar (që si procedurë nënkupton: alo, hajde merre një tender në zyre)
-3 milionë për mbrojtjen e Presidentit Thaçi që tri vjet
Veç shifra e fundit iu dhemb dhe e kallxojnë me centë.