16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Vetë Albin Kurti e quan Arbër Zajmin hajn”: Mehmetaj me pretendime të padëgjuara më parë

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, i ka kushtuar një shkrim shefit të PR-it, Arbër Zajmin të të ashtuquajturit koalicion “VLEN” të mbështetur masivisht nga Lëvizja Vetëvendosja dhe Qeveria e Kosovosë, si në resurse njerëzore ashtu edhe në ofrimin e infrastrukturës për fushate dhe linçim të kundërshtarëve politikë shqiptarë të taborrit tjetër.

Mehmetaj madje pretendon se vetë Albin Kurti, Kryeministri i Kosovë, e quan “hajn” Arbër Zajmin.

Postimi i Mehmetajt:

Me çka ia patën borxh Kurtit shqiptarët e Maqedonisë bixhozçiun nga Tirana?

Ky është Arbër Zajmi nga Lëvizja Vetëvendosje, i njohur ndryshe edhe si bixhozçi, për shkak të vesit të tij të papërmirësueshëm në frekuentim të shpeshtë të kazinove e qymezeve të tjerë ku provohet përfitim i shpejtë i të hollave përmes lojërave të fatit.

Ishte e famshme fotografia e tij e paradokohshme ku ky pontaxhi shihej tek pret aparatin t’i lëshojë kolona me kalavesh rrushi.

Zajmi, ose siç e quan vetë Albin Kurti, “hajni”, për shkak të vjedhjes që ua kishte bërë fondeve të organizatës “Mjaft” në Shqipëri, aktualisht është shef i PR-it për grupin e politikanëve që janë vetëquajtur “VLEN”.

I njëjti ka edhe një moment jetësor interesant të shferc-komercit me shit-blerje të makinave nga Amerika në Shqipëri, histori tjetër e dështimit të tij, derisa kishte përfunduar në rimorkion e një makine nga një klient i mashtruar (në mesin e shumë të tjerëve).

Këtë personazh të përlyer Kurti ua dërgoi në Maqedoni të Veriut për të dizajnuar më mirë fushatat linçuese kundër Ali Ahmetit, Bujar Osmanit e të tjerëve.

Nga një fushatë zgjedhore ku flitej për korrupsion, mungesë të vendeve të punës dhe përmirësim të gjendjes së shqiptarëve, Zajmi u tha “VLEN”-it hiquni këtyre budallaqeve po shani, ofendoni, fyeni kundërshtarët, përçmoni gjithçka rreth tyre, edhe UÇK-në edhe luftën, me idenë e përsëritjes së suksesit të linçit që e aplikuan në Kosovë.

Kur – fatmirësisht – ky variant dështoi, bixhozçiu i orientoi drejt një politike oportuniste, duke i paragjykuar sërish shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me idenë se po u the se jam në qeveri, ata të votojnë se shpresojnë për një kacidhe nga pushteti, sepse e përjetojnë vetën si klientelë.

Nga politika idealiste, kombëtare e nacionaliste, brenda natës ky bixhozçi lëshoi goglën në rolet për të provuar fatin me një tjetër fëlliqësi.

Zajmi, i cili përçmon çdo shqiptar që jeton një kilometër jashtë Tirane, duke i konsideruar bashkëkombësit tanë në Maqedoni si letra Blackjack-u, tha me vete: “pse s’i fus një dorë tjetër”.

Tek e fundit, për të shqiptarët atje nuk janë gjë tjetër veçse loja radhës e bixhozit.

Ai, në Maqedoninë Veriore, njëjtë si në raundin e parë me 24 prill, e po ashtu si në dështimin spektakolar me Vetëvendosjen në Shqipëri, do të dështojë edhe me 8 maj, por mbetet i rëndë fakti se si Kurti i ofendoi shqiptarët atje me këtë të pafytyrë që aktualisht jeton në kurriz të shqiptarëve të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit