18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

- Advertisement -

Janë vetdorëzuar sot edhe dy të dyshuar për plagosjën në Prizren që disa ditë më parë në Prizren.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy pjesëtarë të familjes Likaj janë vetëdorëzuar rreth ores 14:40.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen dy të dyshuari për veprën penale ‘Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’

Prizren, 03 qershor 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori rajonal i hetimeve në kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, me datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.

Personat kërkohen , për veprën penale Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’ e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 03.06.2024 rreth orës 14:40 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

1. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!

Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit