Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se duhet të ketë një “anulim të vendimit” dhe se “është dashtë të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti që të mos shkaktohet ndonjë krizë”, ashtu siç ka ndodhur vitet e kaluara.
“Nuk ka asnjë qytetar të Kosovës që nuk është pro të hjekjes së përdorimit të dinarit si monedhë. Me kushtetutë dhe ligj kemi monedhë zyrtare vetëm euron. Por ky vendim që është marrë në këtë situatë, nuk është risi nga BQK-ja, sepse është në ligj dhe kushtetutë. Ndoshta është dashtë të analizohej më mirë dhe të mos ketë nguti në këtë vendim, të riaktualizohej çështja e përdorimit të dinarit në pjesën veriore pa konsultimin me aleatë dhe mos shkakton kriza. Konsideroj, pasi që kemi paralajmërimit e Hovenierit dhe BE-së, kishte me qenë mirë me anulu këtë vendim”, ka theksuar Veseli.
Ai ka shtuar se SHBA-ja reagon vetëm në situata serioze dhe kur mund të “ketë problem”.
“Kur kemi të bëjmë me SHBA-të, nuk mundemi të flasim atyre për sovranitetin e Republikës kur atë e mbrojmë bashkë me ta. E kemi krijuar së bashku. SHBA-të nuk reagojnë secilën situatë, por vetëm kur situatat janë shumë serioze dhe mund të ketë problem. Në bazë të analizave të tyre edhe çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes për territorin e Kosovës. Ngutia, jo mirë e menduar dhe jo mirë e analizuar, nganjëherë po dalim joseriozë dhe jo partner serioz para bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Veseli.