11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Miftaraj pasi Qeveria tha se “s’përzihet në punë të BQK-së”: Katër anëtarë të bordit dhe guvernatori janë shërbyes të VV-së

Efat Miftaraj, drejtor i IKD-së, ak thënë se Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka pse anëtarë, duke përfshirë edhe Guvernatorin, ku katër nga ta janë shërbyer të devotshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Miftaraj ka thënë se guvernatori Ahmet Ismaili para se të merrte këtë pozitë ka shërbyer devotshëm në LVV.

“”BQK është institucion i pavarur i Kosovës, dhe nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse kështu e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur”. Bordi i BQK-se i ka pese anetare, perfshire Guvernatorin. Nga pese anetaret e Bordit, perjashto Arta Hoxhen per te cilen se di se a ka lidhje me LVV, kater te tjeret, jane sherbyes te devotshem te LVV. Guvernatori Ahmet Ismaili para se me marr kete pozite nga LVV ka kryer kryer sherbime te shumta per dhe ne emer te LVV.” – ka thënë Miftaraj.

Ai tutje ka thënë se edhe anëtarët e tjerë të Bordit të BQK-së shumica kanë qenë pjesë e fushatës në zgjedhjet lokale ose qendrore të LVV-së.

Anetaret tjere te Bordit te BQK, shumica kane qene pjese e fushates ne zgjedhje lokale ose qendrore te LVV. Kur kishin deshtuar te fitojne pozita ne popull, LVV i shperbleu me pozita ne Bordin e BQK. Dy anëtarët tjere te Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja dhe Nora Latifi-Jashari, kanë votuar që t’ia rrisin kompensimin vetes. Këtë e kanë bërë në mbledhjen e 25 marsit 2022, kur është votuar Komiteti për Auditim në kuadër të Bankës Qendrore të Kosovës. Sigurisht, se edhe Nora dhe Bashkimi perveq pagave dhe kompenzimeve ne BQK, paguhen nga burime tjera te jashtme edhe ate me shuma te majme LVV kete qasje ne opozite e kishte quajtur korrupsion i paster. Por kur anetaret e Bordit te BQ e bejne kete, LVV heshte, sepse kane nevoje per sherbimet e tyre.” – ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit