Veseli: Dorëheqja e Vuçiqit mund të reflektojë negativisht në sigurinë e rajonit dhe Kosovës

- Advertisement -

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, e ka cilësuar si delikate situatën pas dorëheqjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në emisionin “Kosova Today”, Veseli tha se dorëheqja e Vuçiqit, pavarësisht mënyrës se si është paraqitur, mund të ketë pasoja edhe për sigurinë në rajon, transmeton Klankosova.tv.

“Konsideroj që është një situatë delikate. Dorëheqja e Vuçiqit në vetvete paraqet një mesazh, një mesazh jo të mirë për qytetarët, edhe pse ai gjithçka e ka orkestruar në atë formën e një sistemi demokratik, gjoja që ai është një person që i përkrah sistemet demokratike, mirëpo prapa saj fshihen shumëçka”, u shpreh Veseli.

Sipas tij, zhvillimet politike në Serbi mund të reflektohen përtej kufijve të saj, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

“Kjo mund të reflektojë negativisht edhe në sigurinë në rajon e në veçanti në Kosovë”, deklaroi ish-koloneli i FSK-së

Të ngjashme

Të fundit