25.2 C
New York
Wednesday, July 17, 2024

Buy now

Versioni më i fundit Android mbërrin në OnePlus 11 në formën e OxygenOS 14

- Advertisement -

Lajme të mirë për përdoruesit e OnePlus 11 ndërsa kompania filloi linçimin e versionit stabil të OxygenOS 14. Përditësimi është thuajse identik me ColorOS 14 që filloi të lançohej nga kompania tjetër simotër Oppo.

OnePlus tha se versioni stabil i bazuar në Android 14 do të bëhet fillimisht i disponueshëm për ata që kanë qenë pjesë e programit beta. Më pas kompania do të dërgojë gradualisht OxygenOS 14 në pajisjet OnePlus 11 që kanë një version të vjetër të platformës.

Përditësimi ka filluar të dërgohet në Indi ndërsa pritet që edhe rajonet tjera ta marrin në ditët në vijim. Për të përditësuar OnePlus 11 në OxygenOS 14 duhet të keni të paktën 30 përqind bateri dhe 5GB hapësirë të lirë në pajisje.

Krahasuar me versionet e tjera të Android 14, OxygenOS 14 në OnePlus 11 nuk sjell shumë opsione të reja. Kompania ka vendosur ta mbajë të thjeshtë, diçka që njerëzit e pëlqejnë por shpresojmë që në të ardhmen të shtohen veçori përshtatjeje dhe personalizimi sipas nevojave të përdoruesit. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit