17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Veprime te budallakafta, na lodhën” – Shpend Ahmeti i irrituar nga veprimet e Qeverisë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar sonte në Pressing në T7 foli për letrën e ministres Gërvalla e cila ia dërgoi Këshillit të Evropës (KiE), ku e njoftoi për qëllimet e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Këto zhvillime Ahmeti i quajti “të budallakfta”.

“Zhvillime të budallakafta sa të duash. Kanë dërgu letër tre krerët e institucioneve dhe me përmbajtjen e njejtë dërgon letër edhe Ministrja e Punëve të Jashtme duke pritë çka? Dmth pse është fjala e saj më e fortë sesa fjala e kryeministrit, ata kanë thënë kemi me bo Asociacionin pas…Prej fillimit e dijmë që Asociacioni është kusht, qa është ma e keqja kjo s’ka me qenë kusht vetëm për Këshillin e Evropës, por në secilin send që janë të përfshirë Gjermania e Franca kanë me ta qit si kusht”, tha Ahmeti në Pressing në T7.

“Ka me qenë për çkado që është si formale kanë më kerku si kusht”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit