16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Kryeziu: Asociacioni ka garancione ndërkombëtare, serbët nuk mund të veprojnë kundër ligjeve të Kosovës

- Advertisement -

“Është punë e domosdoshme, nuk është punë e keqe, por është e domosdoshme. Efektet mund të jenë të këqija nëse nuk e menaxhojmë ashtu siç duhet, por kompentencat në bazë të marrëveshjes i ka Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Administrimit Lokal, e cila duhet të kontrollojë funksionimin e saj”, ka thënë Kryeziu.

Kështu ka thënë ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu, duke shtuar se Asociacioni ka garancione ndërkombëtare dhe serbët nuk mund të veprojnë kundër ligjeve të Kosovës. Sipas mendimit të tij, Asociacioni duhet të kalojë, pa marrë parasysh se çfarë entiteti ai merr.

Në anën tjetër, ai ka thënë se nuk është befasuar sot me faktin qe Kosova ka pranuar ta bëjë draft-statutin e Asociacionit dhe për letrën dërguar KiE-së.

“Drafti i cili është i hartuar nga bashkësia evropiane, është konglomerat i drafteve të ndryshme, duke filluar nga drafti i Kosovës të cilin e kanë bërë serbët e që ka qenë i papranueshëm, pastaj është edhe një draft i kryeministrit të Shqipërisë, pastaj drafti franko-gjerman që është bashkëdyjëzuar dhe është formuar një draft tjetër”, ka thënë Kryeziu në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Kryeziu ka thënë tutje se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ka kaluar në parlament dhe janë bërë ligje.

“Ligjet që kalojnë në Parlament, Qeveria e ka detyrë t’i zbatojë, në kuadër të këtij ligji është edhe Asociaicioni që Qeveria ka pasur detyrë ta zbatojë si të tillë, por për shkak të zhvillimeve politike është vonuar 11 vjet. Tash kemi presionin që është bërë shumë serioz…”, ka shtuar ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit