Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave të publikojë vendimin mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Kryeprokurorit të Shtetit.
Burime të Indeksonline pohojnë se Gjykata tashmë ka marrë një vendim lidhur me këtë çeshtje dhe se të njëjtin do ta publikojë në fillim të javës.
Në prill të këtij viti, ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dorëzoi mandatin e tij.
Aso kohe, pasardhës i tij u zgjodh Blerim Isufaj.
Megjithatë, kundërkandidati i tij, Shqipdon Fazliu, çështjen e përzgjedhjes e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, me pretendimin se kushtetueshmëria e përzgjedhjes së Isufajt nuk ka qenë e duhur.
Përgjigjen e Gjykatës është duke e pritur edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka për detyrë të dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit.