Lamtumirë shtet multietnik i Kosovës”, tha prrofesori universitar, Blerim Latifi pasi Këshilli i Bashkimit Europian mori vendim sot që t’ua mundësojë udhëtimin pa viza në zonën Schengen serbëve që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Serbia.
Latifi shkroi në Facebook se kjo ua mundëson serbëve të Kosovës “ta përjetojnë edhe ma shumë veten si pjesë të Serbisë”.
Me vendim të BE-së serbët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Zonën e Shengenit, me pasaporta të lëshuara nga Serbia, e në të cilat vendbanimet e tyre në Kosovë figurojnë sikur të jenë në Serbi. Kjo do t’ua mundësoj serbëve të Kosovës që ta përjetojnë edhe ma shumë veten si pjesë të Serbisë. Pra lamtumirë shtet multietnik i Kosovës! Dhe ngushëllime gjithë atyre që shihnin ëndrra me sy çelë për nji komb multietnik kosovar!”, shkroi ai.