9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Vendet e G7: Kosova dhe Serbia të zbatojnë obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit

- Advertisement -

Liderët e shteteve të G7 në komunikatën e lëshuar sot pas takimit që kanë mbajtur në Hiroshima të Japonisë, në përfundimet e tyre kanë përfshirë edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Express.

Në këtë komunikatë zyrtare thuhet se vendet e G7 mirëpresin marrëveshjen për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e Implementimit të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars.

Vendet e G7 kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë që të zhvllokojnë potencialin e tyre të plotë dhe të avancojnë raportet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

“ Për të zhbllokuar potencialin e tyre të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne bëjmë thirrjenga të dyja palët të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatës”, thuhet në komunikatë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit