5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Vëllai i Vasfijes jep detaje në lidhje me plumbin “qorr” që depërtoi në shtëpinë e saj

- Advertisement -

Vëllau i Vasfije Krasniqit, Nafi Krasniqi ka dhënë detaje në lidhje me “plumbin qorr” i cili depërtoi në shtëpinë e saj, natën e ndërrimit të motmoteve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook fillimisht ka bërë të ditur se Vasfija është mirë dhe e pashqetësuar po kalon pushimet në ShBA.

“Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!Ndonëse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në SHBA dhe në momentin kur ka ndodhur, Vasfija ishte e ulur pranë dritares.

“Siç, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme.Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezlutat apo gjithçka do të mbetet me kaq”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Sqarim
Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!

Ndonse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme.

Siq, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme.

Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezlutat apo gjithçka do të mbetet me kaq, e rëndësishme është që Buqa është mirë, dhe pa asnjë hezitim do të vazhdoi tutje!

Shëndet e suksese në 2022!

https://www.facebook.com/1263244638/posts/10226783584676712/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit