Nis hakmarrja ndaj Jeta Statovcit pasi u rreshtua krah Vjosa Osmanit?
Indeksonline raporton se menaxhmenti i RTK-së ka marrë vendim për ta larguar nga pozita e shefit të kameramanëve Krenar Statovcin, vëllain e ish deputetes së GUXO-se, Jeta Statovci, e cila tani garon per deputete ne listen e Lidhjes Demokratike te Kosoves, bashke me Vjosa Osmanin.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme atij i është dorëzuar njoftimi për ndërprerjen e ushtrimit të kësaj detyre. Sipas të njëjtave burime, vendimi është arsyetuar me pretendime për ankesa të mëhershme dhe vlerësime të përgjithshme, të cilat konsiderohen të paqëndrueshme dhe të pambështetura në një procedurë të rregullt disiplinore apo vlerësuese.
Burimet brenda RTK-së e shohin këtë veprim si fillimin e një fushate hakmarrëse ndaj familjarëve të zyrtarëve që nuk janë në linjë me pushtetin aktual.
Nëse këto pretendime konfirmohen, rasti ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e vendimmarrjes në transmetuesin publik dhe mbi mundësinë e përdorimit të pozitave menaxheriale për qëllime të ndikimit politik apo personal.
Për më tepër, Krenar Statovci është pjesë e RTK-së prej më shumë se 17 vitesh, duke ndërtuar karrierën e tij profesionale brenda transmetuesit publik.






