Në pritjen liderëve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zgjidhi një mënyrë krejt të veçantë për të pritur “motrën” e tij italiane, kryeministren Giorgia Meloni.
Sapo kryeministrja italiane zbriti nga makina, kryeministri Rama u ul në gjunjë si në shenjë respekti dhe që tregon raportin e ngushtë mes dy liderëve. Në këtë moment të veçantë nuk munguan as batuat.
“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha Giorgia Meloni./abcnews.al