13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Vdiq burri që ia kishte vënë flakën vetes para gjykatës ku po gjykohet Trumpi

- Advertisement -

Një burrë, që të premten ia kishte vënë flakën vetes para një gjykate në Manhattan, ku po mbahet gjykimi për një rast kundër ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur.

Maxwell Azzarello, 37 vjeç, e kishte lagur veten me karburant para se të hidhte në ajër mbishkrime me teori konspirative, raporton televizioni BBC.

Ai ishte dërguar në spital të premten në gjendje kritike, ku më vonë vdiq, konfirmoi televizioni CBS, partner i BBC-së në ShBA.

Trumpi ndodhej në ndërtesën e gjykatës për ta përcjellë përzgjedhjen e trupit gjykues, por ish-presidenti u largua gjatë incidentit.

Policia në qytetin e Nju-Jorkut tha të shtunën herët se Azzarello u shpall i vdekur nga stafi i spitalit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit