Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor në Vushtrri.
Policia bën të ditur përmes raportit se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri, por sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete.
“Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thotë policia, njofton Klankosova.