11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimisht me veturë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Pejë, pasi dyshohet se është goditur qëllimshëm nga një veturë.

Këtë e ka konfimruar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka theksuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht, kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Rugova.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit