Fetullah Gylen, kleriku dhe kundërshtari i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, raportohet se ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se ishte pas grusht shtetit të dështuar më 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters, duke cituar mediat turke dhe një uebsajt të lidhur me Gylenin.
Gylen i cili ndërtoi një lëvizje të fuqishme në Turqi dhe më gjerë i mohoi akuzat për grusht shtet.
Ankaraja e konsideron Gylen si lider të organizatës terroriste “FETO”.
Mediat raportojnë se ai ndërroi jetë pasi u shtrua në një spital në Pensilvani.
Predikuesi jetonte që prej vitit 1999 në SHBA për shkak se kishte shumë armiq në Turqi.
Organizata e tij, e quajtur Hizmet, operon një rrjet global shkollash, firmash dhe kompanish mediatike.
Kjo organizatë nga presidenti turk Erdogan cilësohet si organizatorja e grushtit të shtetit ndaj tij.