28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar Jakup Dobranja

- Advertisement -

 

Gjinekologu i njohur drenicas, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Doktori vdiq pasi vetura e tij u vetaksidentua dhe përfundoi jashtë rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, ka deklaruar Kelani.

Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë i doktorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Doktori njihej për profesionalizimin e tij të lartë dhe gëzonte respekt të madh nga qytetarët

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit