10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Vdes mjeku prizrenas Ahmet Goçaj, shëroi pjesëtarët e UÇK-së dhe popullatën civile

- Advertisement -

Sot në moshën 59 vjeçare ndërroi jetë Dr. Ahmet Goçaj.

Dr. Ahmeti së fundmi trajtohej në Spitalin e Prizrenit Dr Daut Mustafa, ku edhe punoi qe disa vite.

Ai është edhe bashkëshorti i doktoreshës së njohur të Radiologjisë në QKMF, Dr. Shpresa Goçajt.

Dr. Ahmeti ishte mjek humanist dhe atdhetar, pasi së bashku me bashkëshorten, gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, dhanë ndihmë të madhe në shërimin e pjesëtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile.

Postimi i plotë nga familjari:

“Me zemër të thyer, njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se më i dashuri ynë Dr. Ahmet (Sadri) Goçaj, sot iu bashkua përjetësisë. Jeta jote plot dinjitet na la me kokën lartë, të qoftë dheu i lehtë i Kosovës që e dashte aq shumë!
Bashkëshortja, Shpresa, djali Ibri, vajzat Kaltrina dhe Alba, dhe mbarë familja Goçaj nga Kosova, Mali i zi, Europa e Amerika” thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit