8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vdes drejtori i Fiorentinas në moshën 57-vjeçare

- Advertisement -

Drejtori i Fiorentinas, Joe Barone, ka vdekur në Milano të martën në moshën 57-vjeçare.

Kështu ka bërë të ditur klubi italian me anë të një komunikate zyrtare, duke thënë se Barone u nda nga jeta në spitalin San Raffaele në Milano.

Barone u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike të dielën pasdite, pasi pësoi arrest kardiak disa orë para ndeshjes së Serie A midis Fiorentina dhe Atalanta në stadiumin Geëiss në Bergamo.

Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër të dielën dhe Fiorentina tha të hënën se 57-vjeçari ishte me shenja jete. Barone do të kishte mbushur 58 vjeç nesër, më 20 mars.

Ai u lind në vitin 1966 në Pozzallo, Sicili, por u shpërngul në Nju Jork me familjen e tij kur ishte tetë vjeç.

Drejtori italo-amerikan u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Fiorentinës kur Rocco Commisso bleu klubin nga familja Della Valle në verën e vitit 2019.

Ai kishte shërbyer si zëvendëspresident i Neë York Cosmos nga 2017 deri në emërimin e tij në Fiorentina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit