10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Rui Costa mund të bëhet sebep që “Lewa” të transferohet te Benfica

- Advertisement -

Albion Rrahmani mund shumë shpejt që të ndërrojë mjedis dhe të transferohet drejt Portugalisë.

Është presidenti i Benficas, Rui Costa, që po e kërkon me ngulm anëtarin e Rapid Bukureshtit, që po shkëlqen në Rumani.

Costa, është gati ta përforcojë sulmin e skuadrës  duke transferuar futbollistin për të cilin klubi rumun po kërkon 8 milionë euro.

Sipas mediave portugeze Benfica e ka vënë re Rrahmanin në derbin ndaj FCSB-së, ku sulmuesi kosovar realizoi dy gola.

Trajneri Roger Schmidt ka në dispozicion tre sulmues; Marcos Lenoardo, Arthur Cabral dhe Casper Tengstedt, por gjermani dëshiron një tjetër për të harruar Goncalo Ramos, i cili u largua në PSG në verën e kaluar.

Kështu, Costa beson se Albion Rrahmani mund të jetë zëvendësuesi perfekt i Ramosit.

23-vjeçar kosovar ka shënuar 15 gola dhe 3 asistime në 20 ndeshje, duke përfshirë të gjitha garat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit