Lajme

Vdes baba i deputetes së VV-së: Vuante nga një sëmundje e rëndë

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2023

Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Arta Bajralija ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për vdekjen e babait të saj.

Deputetja ka bërë të ditur se babai i saj, Refik Bajralija ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për tu kthyer! Të dashur miq, familjarë e dashamirës, Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë babai Refik Bajralija. Për varrimin e më të dashurit tonë ju njoftojmë me kohë! Allahu e mëshiroftë!”, ka shkruar deputetja.