Vdekja e punëtorit në KEK, sindikata ngushëllon: Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës

- Advertisement -

Sindikata e re e KEK’ut ka ngushëlluar për vdekjen e punëtorit të KEK’ut, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën në vendin e tij të punës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili sot humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës. Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të. Në emër të Sindikatës së Re të KEK-ut, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij”.

Sindikata tha se humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut.

“Pusho në paqe, Arbenit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!”.

Të ngjashme

Të fundit