Një grua 30-vjeçare ka ndërruar jetë sot në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të forenzikës për të hetuar ngjarjen e plotë dhe për të mbledhur informacione që do të ndihmonin në zbardhjen e plotë të rastit
Por, ende pa dalë Policia e Kosovës me një konstatim rreth ngjarjes, pasi që rasti është ende duke u hetuar, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, nuk ka hezituar të thotë se 30-vjeçarja është vrarë.
Përmes një statusi në Facebook, deputetja ka thënë se kjo vrasje duhet të jetë e fundit.
“Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura! Dita e katërt dhe vrasja e femrës e para e ketij viti le te jete e fundit!!! Zoti na ruajt!”, ka shkruajtur ajo ndër të tjerash.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për lajmi.net se vdekja e 30-vjeçares ka ndodhur në rrethana të dyshimta, andaj trupi është dërguar për obduksion..
Postimi i plotë:
Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura!
Dita e katert dhe vrasja e femres e para te ketij viti le te jete e fundit!!!
Zoti na ruajt!
P.S. Kërcënime për të vrarë në afekt… vrasje në të njëjtën gjendje mendore!!! Justifikim???