28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vazhdon tendenca e gjyqtarit zviceran në Hagë: Shtron pyetje për dokumente online, pa ua dorëzuar avokatëve

- Advertisement -

Para dy ditësh përderisa po merrej në pyetje një dëshmitar që ishte pjesë e zyrës për informim në KFOR-in e Gjermanisë, gjyqtari Genel Metro, shtroi disa pyetje bazuar në disa dokumente.

Megjithatë, çudia më e madhe doli se ato dokumente lëre që nuk i ishin prezantuar avokatëve më herët, por ato u morën aty për aty nga gjyqtari, nëpërmjet disa platformave online.

“Unë kam përpara një dokument që mban datën 4 korrik 1999. Është dokument i UNMIK-ut, misioni në Kosovë. E ka titullin “Deklaratë lidhur me të drejtat e KFOR-it për të ndaluar e arrestuar persona”. Këtu thuhet se kompetenca e KFOR-it për të ndaluar e arrestuar persona bazohej në rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurisë, dhe veçanërisht është e përcaktuar në këtë rezolutë. A iu kujtohet ky dokument që është nënshkruar nga përfaqësuesi i posaçëm dhe sekretari i Kombeve të Bashkuara?”, pyeti gjyqtari me prejardhje nga Zvicra.

“Po më kujtohet. Aty përshkruheshin detyrat që kishte KFOR-i”, u përgjigj dëshmitari.

Këtu ndërhyri avokati i Rexhep Selimit, Jefrrey Roberts, i cili kërkoi të sqarohet se për cilin dokument bëhet fjalë.

“Iu kërkoj falje që po i drejtohem trupit gjykues po do më ndihmoni nëse më jepni përgjigje për pyetjen: a mund të më ndihmoni për referencën për pyetjet e bëra nga Metro?”, pyeti avokati.

Këtu, gjyqtari e pranon edhe vet që dokumenti nuk është paraqitur si provë, por e ka gjetur dikund online. Madje thotë, “mund ta gjeni se është publik”

“Nuk besoj që ka ERN po mund ta gjeni online sepse është publik”, u përgjigj gjyqtari zviceran.

“Nëse nuk e kam gabim, nuk është nxjerrë për mbrojtjen ky dokument nga Prokuroria”, tha sërish avokati i Selimit.

“Nuk e di nuk e kam kontrolluar”, u përgjigj gjyqtari.

“Ky është dokument që nuk është paraqitur nga Prokuroria. Situata ishte e qartë sa i takon statusit të këtij dokumenti”, deklaroi avokati i Rexhep Selimit.

Nacionale para dy ditësh raportoi për disa pyetje sygjestive të këtij gjyqtari, të cilat janë të njëjtat që nga fillimi i procesit gjyqësor.

“Çfarë masash ka marrë UÇK-ja për të ndaluar kaosin me të cilin jeni përballur?”, e pyeti gjyqtari, raporton Nacionale.

“Unë nuk kam parë asnjë masë për të parandaluar ose zvogëluar kaosin, përveç pikave të kontrollit. Nuk më kujtohet asnjë masë tjetër nga UÇK-ja”, ia ktheu dëshmitari.

“A ta kuptojë sikur doni të thoni që policinë ushtarake nuk e keni parë të jetë përpjekur për të mbrojtur civilët?”, e pyeti sërish gjyqtari zviceran, për të cilin Nacionale kishte raportuar se bën pyetje sygjestive.

“Po, nuk e kam parë”, tha dëshmitari gjerman.

Pas pyetjeve të gjyqtarit, në këmbë u ngritën mbrojtja e Hashim Thaçit. Njëra prej avokateve të Thaçit,, Nina Tavakoli, e ballafaqoi dëshmitarin me disa shënime të kolegëve të tij, ku dëshmoheshin masat e UÇK-së për të parandaluar krimet. Kjo duke përmbysur përgjigjet që dëshmitari dha në pyetjet e gjyqtarit zviceran.

“Pyetjet ua bëri Metro se çka bëri UÇK-ja për të ndaluar dhunën. Kolegët tuaj kanë bërë këtë shënim në ditar: ‘përmbledhje nga KFOR. Në bisedimet me figurat e vjetra myslimane e komandantët në Dragash, të dyja palët u pajtuan në mënyrë solemne që nuk do të merrnin hak kundër njëri-tjetrit’. Jeni në dijeni?”, e pyeti Tavakoli.

“Jo, nuk kam dijeni për këtë”, u përgjigj dëshmitari.

Tavakoli vazhdoi me raporte të tjera që u duk demantonin përgjigjen fillestare të dëshmitarit.

“Raporti nga OPS Info për refugjatët të cilët në mënyrë të përsritur janë informuar se KFOR-i do që popullata të qëndrojë dhe UÇK-ja ka sinjalizuar dakordimin që ata të qëndrojnë. Keni dijeni për këtë?”, pyeti avokatja.

“Unë tani po e shoh raportin në gjermanisht. Pashë pak më përpara. Do të thoja ta verifikoni këtë paragrafin që lexuat”, tha gjenerali gjerman.

“Kjo është pjesë e provave, aty thuhet: “dy luftëtarët që ofrojnë shërbimet e tyre për heqjen e minave”. Keni dijeni për këtë?”, pyeti sërish Tavakoli.

“Jo, nuk kam pasur dijeni për këtë”, u përgjigj dëshmitari i 63-të.

“Pra ka pasur zhvillime në zonën tuaj për të cilat ju nuk keni pasur dijeni, ky është përfundimi?”, pyeti sërish avokatja.

“Për këta dy luftëtarë të UÇK-së nuk e di çka të them sepse kam qenë në qytet tjetër. Këtu bëhet fjalë për një vend tjetër”, tha dëshmitari.

“Nuk po iu qortoj, thjesht po them që nuk mund të kontrollonit çdo gjë që ndodhte?”, ishte pyetja e radhës.

“Po”, tha dëshmitari.

“Pra ka pasur raste që ndonëse kishit kompetencë ligjore nga ana e UÇK-së ka pasur persona që ofronin ndihmë, të qetësojnë situatën, kjo duket nga ky ditar?”, ishte pyetja e radhës.

“A doni të tregoni se ishin bashkëpunues unë nuk e di, kanë ofruar të marrin pjesë. Por në çfarë baze nuk e di”, tha ai.

Tavakoli e ballafaqoi me një tjetër ditar ku përmendej komandant Drini.

“Titulli “Diskutime me komandantin Drini: janë bërë diskutime me komandantin Drini për çarmatosjen e UÇK-së në ndërtesën e MUP, oferta e Drinit për të mbështetur brigadën nëse ka probleme me hajdutët. Propozim për krijimin e një force policore të përbashkët”. Duke qenë se jeni kanë i përfshirë, a iu kujtohet kjo?”, tha avokatja.

“Po më kujtohet”, ia ktheu dëshmitari.

“Sipas raportit ka pasur diskutime me komandant Drini, dhe Drini është ofruar ta mbështesë brigadën nëse do të kishte probleme?”, pyeti avokatja e Thaçit.

“Nuk ka ndodhur në praninë time”, u përgjigj dëshmitari.

Nacionale kishte raportuar edhe më herët për pyetjet e këtij gjyqtari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit