Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovës, të ashtuquajtur zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po përpiqet me këmbëngulje të gjejë arsyetim për dhunën fizike dhe ligjore që po ushtron ndaj popullit serb, duke e kriminalizuar veriun e Kosovës”.
Petkoviq ka pretenduar në platformën “X” me rastin e deklaratës së Kurtit, në të cilën ka thënë se dhuna ndaj serbëve në Kosovë është propagandë serbe, dhe ka thënë se vulë e politikës së Kurtit janë “terrori dhe incidentet etnike ndaj serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe”.
“Albin Kurti po përpiqet me këmbëngulje të gjejë arsyetim për dhunën fizike dhe ligjore që ushtron ndaj popullit serb, duke kriminalizuar veriun e Kosovës dhe Metohisë, duke injoruar qëllimisht se veriu i Kosovës është pjesa më e sigurt e “krahinës”.
“Përkeqësimi i situatës së sigurisë në veri të Kosovës është pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit të kryer nga Kurti dhe këtë e shohim çdo ditë, sepse falangat e tij bëjnë terror, qëllojnë mbi serbët, madje edhe fëmijët tanë”, ka shkruar Petkoviq.
Petkoviq ka shtuar se Kurti “nuk guxon të përmend se një anëtar i FSK-së qëlloi vëllezërit Stefan dhe Millosh Stojanoviq, se ROSU ka qëlluar në Dragisha Galkon, Millan Jovanoviqin dhe Sreqko Sofronijeviqin në pragun e tij të shtëpisë dhe se tre serbë janë vrarë në Banjskë”.
“Terrori për të cilin po flasim nuk është incident, por karakteristikë e vazhdueshme e politikës së Kurtit dhe ju rikujtoj se që nga ardhja e tij në pushtet janë shënuar mbi 500 incidente etnike ndaj serbëve, KOS-it dhe pronës së tyre”, ka shkruar Petkoviq.