2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Vazhdon beteja e Rozeta Hajdarit me punonjësin e ministrisë, merret vendimi i tretë, cilësohet arbitrar

- Advertisement -

Edhe pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i kishte dhënë të drejtë ankesës së Ermal Kutllovcit zyrtar për cilësinë e naftës dhe produkteve të NAFTËS në MINT, duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil”,  Komisioni i disiplinës i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nxjerr një vendim të ri të cilin Kutllovci e quan skandaloz dhe arbitrar.

Edhe pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i dha të drejtë ankesës sime duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil” Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nxjerr vendim edhe më skandaloz e arbitrar sesa vendimi paraprak. Ky vendim më është dërguar në ditën e 15 në ora: 17:20.  Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Kutllovci në Facebook.

Këto dy pika sipas tij  nuk e pasqyrojnë vetëm hakmarrjen tipike, por tendencën e hapur e të shpërfaqur për cënimin e lirisë së shprehjes e të cilën na i garanton akti më i lartë juridik i këtij Vendi, Kushtetuta e Respublikës së Kosovës.

“Deklarimet e mia janë bërë pas largimit tim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjithmonë në suaza të deklarimit krejtësisht profesional e në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. Mua mund të më largoni edhe 100 herë, por vullnetin e mirë për të drejtën e të vërtetën nuk e lëkundeni në asnjë mënyrë e në ansjë rrethanë”, ka shkruar Kutllovci.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit