13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Vazhdojnë shkeljet ligjore në MPJD, Gërvalla avancon grupin e dytë të njerëzve të saj në shërbim diplomatik

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka të ndalur me avancime të kundërligjshme në shërbimin diplomatik. Ndonëse kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se qeveria e tij është në detyrë, MPJD-ja ka vazhduar marrjen e vendimeve të kontestueshme për të dërguar njerëzit e saj nëpër misione diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Për një muaj, MPJD ka graduar 20 zyrtarë të saj me grada të ndryshme diplomatike. Kryediplomatja në detyrë Donika Gërvalla-Schëarz brenda dy muajve dy herë ka urdhëruar mbajtjen e mbledhjeve të posaçme të Komisionit për Grada dhe Disiplinë, me qëllim të gradimit të mbështetësve të saj politikë, të cilët i ka punësuar në MPJD brenda dy viteve të fundit.

Pas gradimit të grupit të parë në muajin mars, ky komision të premten ka graduar me grada të ndryshme diplomatike edhe grupin e dytë të zyrtarëve të MPJD-së.

Gazeta Nacionale ka mësuar se ky grup përbehet nga Valmira Hoxha, Liburn Mustafa, Nuhi Shala, Adea Koqmezi, Eliot Zenunaj, Zanë Gashi-Uçmak, Eljona Sopjani-Sadikaj, Fjolla Hajzeraj, Trina Konushevci, Shkumbin Beqiri dhe Pajtim Balaj. Ky i fundit është një ndër aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se të punësohej në MPJD, ai ka qenë Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Shpjetim Bulliqi.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës se këta zyrtarë janë graduar në mënyrë të kundërligjshme, duke mos u respektuar kriteret ligjore të përcaktuara në Ligjin për MPJD-në, Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe aktet e tjera përkatëse nënligjore.

Sipas këtyre burimeve, zyrtarët në fjalë, që janë pranuar në MPJD më pak se një vit e gjysmë, kanë marrë më shumë se një gradë diplomatike.

Në këtë mënyrë diplomatët e rinj, të cilët janë rekrutuar në kohën e Gërvalles, po caktohen në pozita kyçe diplomatike në Evropë, kurse diplomatët me karrierë po mbahen në MPJD.

Me urdhër të Donika Gërvalles, Komisioni për Grada dhe Disiplinë edhe në muajin e kaluar(mars) kishte granduar në mënyrë të kundërligjshme 9 zyrtarë të MPJD-së.

Ky grup përbehej nga Adenit Hoti, Valdrin Ukshini, Ilir Selmani, Arbër Maliqi, Yll Sokoli, Marigonë Vrajolli, Elbasan Racaj, Saranda Stubbla dhe Sami Brajshori.

Ky komision, i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Muçaj, i cili në vitin e kaluar kishte shpallur një konkurs të kontestuar.

Në këtë mandat, jo rrallë konkurset dhe vendimet e MPJD-së kanë qenë objekt i Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK). Në disa raste, ky këshill ka rrëzuar vendimet e PMJD-së.

Të ngjashme

Të fundit