18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Vazhdojnë kushtëzimet: As përgjigje për pyetjet parlamentare, as votim marrëveshjesh

- Advertisement -

Disa praktika jo fort të mira në Kuvendin e Kosovës, nga viti i kaluar janë bartur edhe në këtë vit.

As në seancën e kësaj jave, ministrat e kabinetit të Kurtit, nuk po u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve, pasi të njejtat i kanë kushtëzuar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita.

Këtë praktikë e kishte filluar i pari vetë kryeministri, e tash po i’a respektojnë edhe vartësit e tij.

Por këtë çështje po e sheh tepër problematike Arbër Thaci nga Instituti Demokratik i Kosovës, që kërkon nga kryeparlamentari të ketë një rol më aktiv lidhur në këtë çështje.

“Dhënia e përgjigjeve parlamentare është një obligim i domosdoshëm, nga secili anëtar i ekzekutivit dhe le të themi nuk egziston një mundësi që përgjgija e pyetjeve parlamentare të kthehet në një mjet politik të përdorshëm në këtë raportin e quditshëm pushtet-opozitë”, ka thënë Arbër Thaçi nga IKD.

Se Glauk Konjofuca po qëndron indiferent karshi kësaj shkeljeje e thotë edhe Naim Jakaj i Institutit të Kosovës për Drejtësi, përderisa vetë kushtëzimi thotë se është shkelje e kushtetutës.

“Ne si IKD konsiderojmë që është e dëmshme dhe nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, pra kur qeveria kushtëzon, bën shkelje të kushtetutës dhe parimeve të saj, ku flitet për mbikqyrjen parlamentare, për llogaridhënien ndaj kuvendit, rrjedhimisht ndaj qytetarëve të saj“, ka deklaruar Naim Jakaj nga IKD.

Veç këtë të enjte ishin grumbulluar 70 pyetje parlamentare të cilat nuk morrën përgjigje, në ndërkohë që as 8 marrëveshjet ndërkombëtare nuk ia dolën as të hudhen në votim, në mungesë kuorumi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit