28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

McTominay si gjithmonë heroi i Unitedit

- Advertisement -

Manchester United ka shënuar fitore të madhe ndaj Aston Villas, me rezultat 2-1, për të shpresuar për një vend në top katërshe që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënuan Djajtë e Kuq, me anë të Rasmus Hojlund, i cili realizoi në minutën e 17, pasi u shërbye mirë nga Harry Maguire. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit e barazuan rezultatin me anë të Douglas Luiz, në minutën e 67’.

Kur dukej që ndeshja po shkonte drejt fundit, Scott McTominay, doli në skenë për ta shënuar golin e fitores në minutën e 86’.

Unitedi pas fitores kalon në shifrën e 41 pikëve në vendin e gjashtë, teksa Villa në pozitën e pestë me 46 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit