8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Vasfije Krasniqi: Për mua e kaluara asnjëherë nuk harrohet

- Advertisement -

Këtë të mërkurë, në kryeqytet është mbajtur Konferenca e 25-të Ndërkombëtare mbi Dhunën Seksuale në Konflikt.

Me këtë rast, Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, tha se megjithëse kanë kaluar 25 vjet, të kaluarën e kujton si sot.

“Kam shumë emocione, nuk mund t’i kontrolloj emocionet. Për mua asnjëherë nuk harrohet e kaluara. Familja ime, faleminderit që keni qëndruar me mua, dhe burrit tim faleminderit. Ndonjëherë mundohem të jem e mirë gjatë gjithë kohës. Duhet të bëjmë më shumë për të mbijetuarit, kjo qeveri duhet të bëjë më shumë. Këtë fjalim duhet ta ndërprej këtu sepse nuk mund ti kontrolloj ndjenjat e mia”, tha ajo.

Në konferencë po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si edhe dr. Denis Mukwege, laureat i çmimit “Nobel” për paqe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit