13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Varroset gruaja që u vra dje në Pejë, flet vëllai i saj: Për neve rasti është shumë i rëndë

- Advertisement -

Është varrosur gruaja që dyshohet se u vra dje nga burri i saj, Edmond Lajqi.

Ajo u varros në varrezat e qytetit të Pejës.

Nga aty, Shpat U., vëllai i viktimës ka folur para gazetarëve në lidhje me rastin tragjik.

Ai tha se për ta rasti është shumë i rëndë.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”, tha ai.

Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Gjykata e Pejës i ka caktuar dje 30 ditë paraburgim.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit