28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Valon Syla: Albin Kurti kurrë s’ka mundur ta lexojë Maqedoninë

- Advertisement -

“Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar”, ishte tema që është diskutuar në “Pressing” të T7, pasi Talat Xhaferi është emëruar kryeministër i Maqedonisë së Veriut, të dielën e 28 janarit.

Për emërimin e tij Xhaferi ka marrë urim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Por Kurti kritikohet në Kosovë për ndërhyrjen e tij në Maqedoninë e Veriut.

Për gazetarin Valon Syla, Kurti asnjëherë nuk e ka lexuar mirë situatën në Maqedoninë e Veriut.

“Albin Kurti absolutisht nuk e ka lexu kurrë situatën në Maqedoni, është shku me i bë opozitë, me prish punë në një vend te shqiptarët kur kanë qenë gati partitë shqiptare me u ba bashkë edhe me qit një shqiptar tjetër të UÇK-së në krye të Maqedonisë, ky vonë e ka marrë vesh çfarë po ndodh dhe tërhiqet me presion ndërkombëtar”, ka thënë Syla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit