Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Këtij triumfi i është gëzuar edhe familja e trajnerit të “kuqezinjve”, Sylvinhos.
Madje vajza e tij, Tati ka publikuar fotografi duke qarë pas suksesit të të atit.
Si fillim ajo ka shpërndarë foton e Federatës Shqiptare të Futbollit pas kualifikimit, teksa më vonë ka publikuar edhe një bisedë në Whatsapp.
“Dhe jam duke qarë në një lokal”, ka shkruar vajza e trajnerit brazilian personit me të cilin po bisedon.
Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia dhe tri më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me 10 pikë.
Tri ditë më vonë, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.