24.4 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Uzuni shënon golin e dytë në La Liga, por Granada “rrëshqet” në shtëpi ndaj Gironas

- Advertisement -

Granada bie “Estadio Nuevo Los Carmenes” ndaj Gironas në takimin e javës së pestë të La Liga, e cila u mbyll me rezultatin 2-4.

Miqtë gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 22’ me Tsygankov, ndërsa në minutën e 31’ Savio dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Pjesa e parë u vulos nga Lopez, që shënoi golin e tretë për Gironan në minutën e 34’.

Ndërsa në minutën e 64’, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u dha pak shpresë vendasve, pasi shënoi golin e parë për Granadën.

Granada vazhdoi me sulmet dhe e ngushtoi më shumë rezultatin në minutën e 85’, kur Boye shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Megjithatë në momentin kur u duk se vendasit mund të tentonin të merrnin të paktën një pikë në këtë raund, në minutën e 89’ Couto shënoi golin e katërt për Gironan, duke vulosur gjithçka.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4, me Granadën që renditet në vend të 18-të me tre pikë, teksa Girona renditet në vend të tretë me 13-të pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit