14.5 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Ushtria izraelite ndalon veprimtarinë ushtarake në këtë zonë të Gazës

- Advertisement -

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi të dielën rreth një pezullimi të shkurtër të “aktiviteteve ushtarake” në qytetin Rafah, në Rripin jugor të Gazës, për “qëllime humanitare”.

Sipas një zëdhënësi të IDF-së, armëpushimi pritet të zgjasë nga ora nëntë e mëngjesit deri në ora tre të pasdites, raporton CNN.

Në pjesën jugore të qytetit Rafah është kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit – i vetmi vendkalim brenda dhe jashtë Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli, duke e bërë atë opsionin e vetëm për të huajt që përpiqen të largohen nga enklava e rrethuar.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se kreu operacione ushtarake në dy lagje në qytetin e Gazës për të “identifikuar dhe shkatërruar infrastrukturën dhe asetet e Hamasit”.

“Gjatë operacioneve, ushtarët gjetën rreth 35 hyrje tunelesh, si dhe një numër të madh armësh dhe eliminuan terroristët”, tha IDF në një deklaratë të dielën

Të ngjashme

Të fundit