Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka bërë të ditur se një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të ShBA-së, gjatë tetorit ka ushtruar bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në njoftim është bërë e ditur se Forcat e Operacioneve Speciale të ShBA-së kanë udhëzuar FSK-në për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë.
“Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë”, thuhet në njoftim.
Tutje, është thënë se ShBA është e përkushtuar të mbështesë planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale.
“ShBA-ja është e përkushtuar të mbështesë planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale, multietnike, ndërmjet NATO-s, mbrojtëse territoriale, subjekt i mbikëqyrjes civile”, thuhet në tutje në njoftim.