15 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

Ushtarët e FSK-së stërviten për përdorimin e mortajave

- Advertisement -

Ushtarët e FSK-së me ndihmën e ushtrisë amerikane kanë stërvitur për përdorimin e mortajave.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë amerikane, ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së.

Sipas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit