-4.5 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Ushtarët e FASh-it në KFOR kryejnë trajnim kundër zjarrit

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se ushtarë të FASh-it, pjesë e KFOR-it, janë certifikuar për trajnimin “Fire Phobia”.

Në një postim në Facebook, kjo ministri bën të ditur se investimi në rritjen e kapaciteteve njerëzore është një proces i pandalshëm që kërkon kohë dhe përkushtim.

“Energjitë tona janë të fokusuara në rritjen profesionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Efektivët e batalionit Komando, pjesë e kontingjentit KFOR 07 Pejë, Kosovë, u certifikuan për trajnimin ‘Fire Phobia”.

“Të asistuar nga instruktorët hungarezë në Bazën Novo Selo në Kosovë, efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë hedhin një hap më tej drejt rritjes profesionale, që përkthehet në më shumë siguri në terren”, thuhet në njoftimin e MM-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit