BallinaLajme Lajme Ushqimi sot i atyre që kujdesen për rendin dhe sigurinë e qytetarërve gjatë festës 21:15 | 31/12/2024 FacebookWhatsAppViber By GAZETA SCANNER 0 164 - Advertisement - Në foto mund të gjeni vaktin e Policisë së Kosovës për sot. Ky është vakti për ndërrimin deri në orën 07:00. Të ngjashme Syla: Uran Ismaili, Përparim Gruda dhe Enver Hoxhaj, emrat e mundshëm... 09:10 | 21/10/2026 Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën... 09:01 | 21/10/2026 Ligji për Specialen, Vllahiu tregon çfarë ndodh nëse presidentja e kthen... 08:50 | 21/10/2026 Shala kritikon PDK-në: Nuk i ndihmuan sa duhet ish-krerët e UÇK-së,... 08:43 | 21/10/2026 Kajtazi: Kosova do duhej të reagonte para shpalljes së aktgjykimit 07:59 | 21/10/2026 Olimp Bushi zgjidhet nënkryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Komunës së... 01:04 | 21/10/2026 Më shumë Artikulli paraprakBasha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptareArtikulli tjetërGjykata Supreme e Kosovës, të martën njoftoi se ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe. E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk vonoi dhe deklaroi se vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar. Për këto zhvillime kanë reaguar ambasadat e huaja të akredituara në vend. ShBA-ja tha se është e kënaqur me vendimin e KQZ-së. “Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo tentim për të politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së. Edhe ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë dëshmuar se janë të gatshme ta sigurojnë zbatimin e sundimit të ligjit. “E mirëpres certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë se sundimi i ligjit zbatohet dhe nuk mund të minohet nga përshtatshmëritë politike”, ka thënë ai në një postim në platformën X. Gjykata Supreme e Kosovës, të martën doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe. Me vendimin e PZAP-së, me datë 25.12.2024 ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Serbe dhe është anuluar njoftimi i KQZ-së së datës 23.12.2024. Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte urdhëruar për certifikim të Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ankesa e LVV-së u trajtua dhe u mor vendim për të nga kolegji i përberë prej gjyqtarëve: Franciska Zhitija Ymeri kryetare e kolegjit, Delushe Halimi dhe Rrustem Thaqi, anëtarë. Vetëvendosje apeloi vendimin e PZAP-së, i cili e hodhi poshtë atë të komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të datës 23.12.2024, raporton Klankosova.tv. LVV përmes Blerim Sallahut u ankua kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 25.12.2024. Supremja ka vlerësuar se ankesa nuk i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj, andaj ka ftuar KQZ-në që ta miratojë brenda afatit prej shtatë ditëve aplikimin për certifikim të Listës Serbe GAZETA SCANNER Të fundit Lajme Syla: Uran Ismaili, Përparim Gruda dhe Enver Hoxhaj, emrat e mundshëm për kryetar të PDK-së Lajme Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend Lajme Ligji për Specialen, Vllahiu tregon çfarë ndodh nëse presidentja e kthen në Kuvend Lajme Shala kritikon PDK-në: Nuk i ndihmuan sa duhet ish-krerët e UÇK-së, vetëm bënin fotografi para burgut Lajme Kajtazi: Kosova do duhej të reagonte para shpalljes së aktgjykimit Lajme Olimp Bushi zgjidhet nënkryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Komunës së Prishtinës Më shumë