6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ushqimet më të mira që parandalojnë sëmundjet e zemrës

- Advertisement -

Sëmundja e zemrës është shkaku numër një i vdekjeve në botë.

Një nga shkaqet kryesore për sulmet në zemër dhe goditjen në tru janë arteriet e bllokuara të cilat mund të ndërpresin rrjedhën e gjakut në të gjithë trupin.

Më poshtë janë disa rekomandime të ushqimit që mund t’ju ndihmojnë të mbani arteriet tuaja pa bllokim:

  1. Salmoni

Salmoni konsiderohet si ushqimi më i dobishëm për shëndetin tuaj të zemrës. Përmban shumë acide yndyrore të shëndetshme të cilat natyrshëm janë të pranishme te peshqit. Ata kanë aftësinë për të zvogëluar dhe parandaluar nivelet e kolesterolit, inflamacionit dhe triglicerideve.

  1. Lëng portokalli

Lëngu i pastër i portokallit ka shumë antioksidantë të cilët mund të mbështesin enë të shëndetshme të gjakut. Për më tepër, mund të ju ndihmojë të ulni presionin e lartë të gjakut.

  1. Kafeja

Shumë studime vërtetuan se pirja e 2-4 filxhanëve kafe në ditë do të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%. Sidoqoftë, duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se konsumi i tepërt i kafesë mund të jetë i dëmshëm për stomakun tuaj.

  1. Arra

Ato përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme duke përfshirë acide yndyrore omega-3 dhe yndyrna të pangopura. Ata janë jashtëzakonisht të efektshëm për nivelet e kolesterolit tuaj, dhe ato kanë aftësinë për të rritur kujtesën dhe nyjet tuaja

  1. Hurma

Ka një përmbajtje të pasur me fibra dhe sterole të shëndetshme të cilat mund të ulin nivelet e kolesterolit.

  1. Shafran i Indisë

Kurkumina, përbërësi aktiv në shafran i Indisë mund të ofrojë përfitime të shumta. Kjo do t’ju ndihmojë të zvogëloni inflamacionin e indeve dhe të parandaloni ruajtjen e tepërt të yndyrës, shkruan holistic living tips. Mund ta përdorni shafranin e Indisë si shtesë në vakte të ndryshme, ose ta konsumoni si një çaj.

  1. Çaji gjebër

Ka veti të fuqishme qetësuese dhe energjike. Kjo sepse çaji i gjelbër përmban katekinë, një antioksidant i fuqishëm i cili mund të mbështesë metabolizmin dhe të zvogëlojë thithjen e kolesterolit, transmeton lajmi.net. Në mënyrë që të merrni përfitimet e tij maksimale, sigurohuni që të pini 1-2 filxhanë çaj të gjelbër në ditë.

  1. Djathi

Konsumi i moderuar i djathit mund t’ju ndihmojë të zvogëloni nivelet e larta të kolesterolit dhe presionin e gjakut.

  1. Shalqiri

Ky frut freskues do të promovojë prodhimin e oksidit nitrik dhe do të mbështesë enët e gjakut të shëndetshme.

  1. Drithërat e plota

Përmban shumë fibra të cilat mund të zvogëlojnë kolesterolin dhe të parandalojnë akumulimin e tij në arterie. Ushqimet të cilat janë një burim i pasur i drithërave janë tërshëra, buka me drithëra dhe orizi kafe. Ato do t’ju ndihmojnë të prisni kolesterolin tashmë të grumbulluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit