14.5 C
New York
Saturday, September 23, 2023

Buy now

USAID nesër i jep grant rreth 35 mln Kosovës, e nënshkruan presidentja

Nesër në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se “amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

107,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit