18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Ursula von der Leyen ndan foton familjare

- Advertisement -

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ndarë foton familjare.

Në foto shfaqen liderët e vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, ndërsa shihet që kryeministri i vendit tonë, Edi Rama është pranë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ndërkohë ngjitur me Kurtin është kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, ndërsa Aleksandër Vuçiç duket në anën tjetër, krah presidentes së KE-së.

Në një postim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

Takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për “agjendën e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit